‘Jelekët e verdhë’ kërkojnë daljen e Francës nga NATO dhe EU (FOTO)

Protesta masive në Francë nga ‘Jelekët e Verdhë’ sot ka marrë një kthesë të frikshme, nga një pamflet me kërkesa të reja nga protestuesit që po qarkullon nëpër rrjetet sociale, është me të vërtetë shqetësuese.

Në pamfletin e dizajnuar në një jelek të verdhë që tani më është bërë shenja dalluese e protestuesve francez, janë shkruar 25 kërkesa ku kërkesa më shqetësuese është cilësuar pika me numër 9.

Në pikën numër 9 kërkohet nga Franca që të del nga Bashkimi Europian dhe Nato.

Mes tjerash kërkohet të rishikohen taksat dhe qytetarët të mos paguajnë taksa më të larta se 25%, Kushtetuta franceze të rishkruhet nga populli dhe në të mirë të popullit, Franca duhet të lëshojë Bashkimin Europian, të mos vazhdojë të qëndrojë në NATO dhe të mos merr pjesë në luftëra të huaja, këto janë disa nga pikat e shkruara jozyrtarisht nga protestuesit francez në një pamflet që ka filluar të shpërndahet nëpër rrjetet sociale.