“Jetojmë në edokraci, ku zgjohesh në mëngjes dhe mendon çdo thuash e jo çfarë do bësh”

Gazetari Andi Bejtja ka ironizuar kryeministrin duke deklaruar se fatkeqësisht Shqipëria po jeton në një “edokraci”.

I ftuar në emisionin “A Shoë”, Bejtja tha se regjimi aktual i Shqipërisë s’mund të quhet as një “Ramakraci”, por në një “edokraci”, duke e shpotitur kësisoj deri në fund kryeministrin. Sipas gazetarit “edokracia” do të thotë të zgjohesh në mëngjes duke menduar se çfarë do t’u thuash të tjerëve dhe jo se çfarë do të bësh për shqiptarët.

-Në çfarë regjimi o situate jeton sot Shqipëria? Si do ta kishe përcaktuar ti?

Andi Bejtja: Është shumë e vështirë t’ja vësh emrin njëherë po për momentin nuk më vjen emër tjetër përveçse edokraci. Nuk është as ramakraci sepse mbiemri ka një peshë më të madhe se emri, por është thjesht një edokraci. Çka do të thotë është një sistem ku zgjohesh në mëngjes dhe mendon çfarë do them dhe jo çfarë do bëj, ku gjithmonë fajin e kanë të tjerët, ku nëqoftëse ti ha shuplakë të tjerët hanë grusht, ku gjithë të tjerët janë kazan.