Jo vetëm me Shyhrete Behlulin, Shkurte Fejza ka ‘inatin’ deri te fëmijët e saj, me Engjëllushen!

Shkurte Fejza dhe Shyhrete Behluli ka vite që nuk flasin me njëra-tjetrën, shkruan GazetaBlic.Ky raport është komentuar gjatë në media, por ato vet nuk kanë dashur të zgjaten më shumë në detaje rreth këtij debati të tyre.

Mirëpo, përveç mes tyre, duket se ky debat është dhe më i thellë! Së fundmi, këngëtarja Shkurte Fejza ishte e ftuar në emisionin “Mirage” ku në rubrikën “Kë zgjedh” ajo u vu përballë disa zgjedhjeve mes këngëtarëve.

Asaj iu shfaqen dy fotografi, ajo e Ryva Kajtazit dhe Engjëllusha Salihut, të zgjedhte mes tyre, dhe këngëtarja pa menduar dy herë zgjodhi si më të mirë Ryva Kajtazin.