Jovanoviq e quan Daçiqin gënjeshtar dhe politikan të çmendur jo vetëm rreth Kosovës

Lideri i Partisë Demokratike Liberale, Çedomir Jovanoviq ka kundërshtuar sot deklarimet e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq duke thënë se ai e ka mashtruar opinionin duke e thënë të pavërtetën rreth atentatit ndaj Zora Gjingjiqit e duke vënë atë në kontekstin e ndarjes së Kosovës vdekjen e tij tragjike në kontekstin e asaj që po bëhet e po përpiqet të bëhet në Serbi, transmeton Koha.net.

Jovanoviq konstaton se kryeministri Zoran Gjingjiq është vrarë në aksionin “Stop Hagës” që për qëllim ka pasur ndalimin e reformave që ai i kishte nisur e që duhej të rezultonin me modernizimin e vendit dhe përfshirjen e Serbisë në botën e shteteve demokratik.

Ai ka thënë se ”bashkimi kriminal, të cilin e kanë bërë mbetjet e regjimit të Millosheviqit, pjesë të mbijetuara të shërbimit të sigurimit, politikanë, avokatëve e mafisë si dhe struktura të Akademisë së Shkencave e të Arteve të Serbisë dhe të Kishës, me vrasjen e Gjingjiqit e kanë ndaluar Serbinë duke dëshmuar se sa shumë është e rrënjosur politika e viteve të 90-ta e cila vazhdimisht rikthehet në forma të reje duke frenuar Serbinë dhe qytetarët e saj”.

Siç përcjell agjencia e lajmeve FoNet, Jovanvoqi ka vlerësuar se “Daçiqi simbol i çmendurisë politike dhe i shkatërrimit të vendit, ka qenë bashkëpunëtor në të gjitha idetë e gabuara dhe projektet e dështuara të nacionalizmit serb, paraqitet sërish dhe pa fije turp e vënë atentatin ndaj Gjingjiqit në projeksionet e veta duke e ditur se e gjitha që e thotë është gënjeshtër absolute, e të cilit s’i kanë interesuar kurrë idetë e Gjingjiqit, ashtu siç nuk i ka interesuar kurrë as e vërteta për vdekjen tragjike të Gjingjiqit edhe pse atë e di shumë mirë”.

Qindra mijëra serbë në kolona të pafundme, dhjetëra mijëra të vdekur, miliona që me dhunë ndërruan shtëpinë e vet, kremtimi i ngjarjeve tragjike, ky është rezultati disfatist i politikës së sëmurë nga e cila Daçiq nuk ka hequr dorë kurrë, ka theksuar Jovanoviq.

Dhe pas gjithë këtyre, ai edhe tash është i gatshëm të japë propozime për zgjidhjen e statusit të Kosovës, ndërsa në asnjë moment s’e ka pyetur veten sa kanë kushtuar projektet të cilat Daçiqi dhe të tjerët si ai, i kanë mbrojtur.

Serbisë i duhet një politikë tjetër, ajo që në themel e ka paqen dhe zgjidhjen e kompromisit, na duhet rajon stabil, zgjidhje e përhershme për Kosovën e Bosnjë e Hercegovinën që ofron rastin që të ardhmen mos ta kalojmë nëpër transhe dhe kolona, ka thënë Jovanoviq.

E Daçiqi dhe të ngjashmit me të, duhet të pushojnë së qeni frenues të lidhjes së Serbisë me Perëndimin duke kërkuar kështu edhe rastin fundit për mbijetesën e vet politike me manipulim gënjeshtrash si dhe me promovim idesh që tashmë i kanë kushtuar shumë Serbisë dhe qytetarëve në të, përfundoi Jovanovq.

Loading...