Jovanovski: Jemi koncentruar për ndeshjen e radhës

Skuadra e Rabotniçkit nuk ndalet në përgatitjet e saj për ndeshjen ndaj hungarezëve të Honvedit. Romantikët janë në maksimumin e tyre dhe kjo gjë tregohet edhe nga seancat stërvitore të përgatitura nga stafi teknik. Trajneri Jovanovski thotë se të gjitha aktivitet e klubit dhe stafit teknik janë të koncentruara për ndeshjen eliminatore të Ligës së Evropës.

E gjithë puna që është bërë ka qenë e koncentruar për ndeshjen me Honvedin. Kjo donë të thotë se të gjitha stërvitjet, i kishim përqendruar për përgatitje sa më të mirë për këtë ndeshje. Sa jemi të përgatitur këtë do ta dëshmojë ndeshja e radhës. – tha  Gjore Jovanovski, trajner i Rabotniçkit.

Drejtuesit e kësaj skuadre kishin menduar mirë për përforcimin e skuadrës me qëllim paraqitjet sa më dinjitoze në Europë. Rabotniçki në këtë verë ka siguruar shërbimet e gjashtë futbollistëve të rinj.

Morëm 5-6 futbollist të rinj. Kemi shumë pak kohë që ata të adaptoheshin në ekip, ashtu që në një farë mënyrë u detyruam që të luajmë më shumë ndeshje kontrolluese. Sipas mendimit tim kjo është mënyra më e mirë e adoptimit përmes ndeshjeve të tilla.- përfundoi trajneri Jovanovski

Lojtarët duken në gjendje të mirë dhe nuk kanë probleme fizike ashtu që stafi teknik planifikon që deri në përballjen me Honvedin, të punojnë në vendosjen taktike të skuadrës..

Loading...