Juve me dy mungesa të mëdha kundër Realit në ndeshjen e parë

Pjanic dhe Benatia do të mungojnë kundër Realit në “Allianz Stadium”.
Juventus dhe Real Madrid – është një prej krye ndeshjeve të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve, së bashku me super sfidën Liverpool – Manchester City, shkruan Gazeta Express.

Lajmi i keq për Zonjën e Vjetër” është mungesa e dy lojtarëve kyç në takimin e parë, për shkak të suspendimeve, Miralem Pjanić dhe Medhi Benatia – ata do të jenë gati për sfidën e kthimit në “Santiago Bernabeu”.

“Zonja e Vjetër” e zhvillon ndeshjen e parë në shtëpi me 3 prill, ndërsa sfida kthyese zhvillohet në Madrid në “Santiago Bernabeu” me 11 prill. /Gazeta Express/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/juve-me-dy-mungesa-te-medha-kunder-realit-ne-ndeshjen-e-pare-512279/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright