Ka ndërruar jetë nëna e Katica Janevës

Mëngjesin e sotëm para se të arrestohej prokurorja speciale Katica Janeva, në vendlindjen e saj në Gjevgjeli ka ndërruar jetë nëna e saj.

Janeva ishte arrestuar sot pasdite. Prokuroria Themelore Publike kërkon paraburgimin e saj për shkak se ajo dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare për përfitime personale në rastin “Reket”.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, prokurorja Villma Ruskoska theksoi se rasti i vdekjes në familjen e Janevës nuk do të ndikojë në kërkesën e tyre për paraburgim.