Ka nisur ndërrimi i mbishkrimeve të përmendoreve në sheshin e Shkupit

Aleksandri i Madh i përket historisë dhe qytetërimit antik helen dhe trashëgimisë kulturore dhe historike botërore. Kështu qëndron në mbishkrimin e ri në përmendoren e luftëtarit mbi kalë në sheshin e Shkupit. Me këtë ka filluar vendosja e mbishkrimeve të reja në përmendoret të projektit “Shkupi 2014”, në përputhje me marrëveshjes së Prespës ku në nenin 8 paragrafi 2 thuhet se “brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje pala e dytë do të rishikojë statusin e monumenteve, ndërtesave publike dhe infrastrukturës në territorin e saj.