Ka.os në studion e një televizoni serb shkaku i Kosovës deshën të përl.eshen fizikisht (VIDEO)

Në studion e një televizioni në Serbi dy panelist janë për.leshur mes vete kur kanë filluar të flasin për kohën e lu.ftës në Kosovë të vitit 1999.

Debati mes Dr. Darko Trifunoviq – profesor në Fakultetin për Siguri dhe gazetarit të njogur serb Miodrag Zharkoviq në Televizionin ‘Balkan Info” ka eskaluar në momentin kur Zharkoviq i ka thënë Trifunoviqit se të rinjtë kanë ikur nga Serbia shkaku i mikut të tij Zimmermann [Warren Zimmermann ambasador amerikan në ish-Jugosllavi gjatë kohës së bo.mbardi.meve të NATO-s].

“Kanë ikur të rinjtë shkaku i mikut tënd Zimmermann” tha Zharkoviq.

Ndërsa profesori Trifunoviq i është përgjigjur:

“Të tillët si ti na i sollën bo.mbat e NATO-s” tha Trifunoviq duke go.ditur tavolinën me dorë.

“Pse po e go.det mbi tavolinë? Hesht pak. Freno!” i tha Zharkoviq.

Ndërsa Trifunoviq i është përgjigjur:

“Ti je i sëmurë. Ke nevojë për psikolog” tha Trifunoviq, duke u ngr.itur për ta lëshuar studion.

“Pse po ik? Ti je një tra.dhtar serioz” i tha Zharkoviq.

Ndërsa Trifunoviq është kthyer dhe tërë kohën ka përsëritur: “Llaza Llazareviq Llaza Llazareviq…” duke aluduar në psikiatrin e njohur serb.

“Cili Llazë bre? A dëshiron ta tregoj unë ty Llazën?” është ngritur Zharkoviq dhe i është afruar Trifunoviqit duke i thënë:

“Kush e humbi Kosovën? Zimmermanni yt e bo.mbard.oi. Ku je ti në Kosovë? Mjeran! Eja me mua tash në Kosovë” klithte Zharkoviq.

“Ku ishe ti në vitin 1999? Tradhtar ke qenë” i është përgjigjur Trifunoviq. “Ti je një djalosh i pa edukatë dhe i sëmurë”.

Derisa dy debutuesit po ac.arohe.shin dhe ishin buzë përl.eshjes fizike udhëheqësi i emisionit gjatë tërë kohës përpiqej t’i qetësojë. Për ta qetësuar situatën u desh ndërhyrja edhe e kameramanëve.