Kabineti i Pendarovskit: Musliu është profesionist, vlerësohet pozitivisht nga shërbimet partnere

Presidenti Stevo Pendarovski e solli vendimin për emërimin e Erolld Musliut drejtor i Agjencisë së Zbulimit, sepse analizat kanë treguar se ai është profesionist me cilësi të lartë, ndërsa emërimi i tij është vlerësuar pozitivisht nga shërbimet partnere, shkruan MIA.

“Presidenti Stevo Pendarovski menjëherë pas marrjes së detyrës shqyrtoi disa propozime për zgjidhje të mundshme për pozitën drejtor i Agjencisë së Zbulimit. Pas analizave krahasuese të kapaciteteve profesionale të të gjithë kandidatëve, emri i Eriolld Musliut është veçuar si zgjidhje për ushtrimin e këtij funksioni me përgjegjësi. Bëhet fjalë për një profesionistë me cilësi të lartë i cili karrierën e tij e ka ndërtuar në vend dhe ka pasur bashkëpunim të përsosur me shërbimet prej të gjitha shteteve aleate. Për emërimin e Erolld Musliut drejtor i Agjencisë së Zbulimit u informuan edhe shërbimet partnere nga vendet anëtare të NATO-s. Emërimi i Musliut është vlerësuar pozitivisht nga shërbimet e shteteve aleate”, thonë nga Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski.