Kadri Veseli përkujton Shkelzen Haradinajn në 20 vjetorin e rënies

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke kujtuar në 20 vjetorin e rënies dëshmorin Shkezlen Haradinaj, ka thënë se pranvera e vitit 1999 ishte stina më e përgjakshme në historinë tonë kombëtare.

“Një popull i tërë po luftonte për jetë a vdekje me gjenocidin serb. Djemtë më të mirë të UÇK-së në ato ditë po binin dëshmor gjithandej Kosovës”, ka shkruar Veseli në Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Në mesin e tyre ishte Shkelzen Haradinaj, i cili si sot 20 vjet më parë ra dëshmor i lirisë. Lavdia e përjetshme do të qëndroj mbi emrin e tij dhe gjithë heronjve të kombit”.