Kampioni i NBA-s, siguron fitoren në sekondat e fundit

Golden Stejt shënoi një fitore dramatike ndaj Los Anxhelos Klipers me rezultatin 129-127, duke arkëtuar fitoren në sekondën e fundit për kampionët e NBA-së, që ngjiten në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit. Ishte Stefen Keri që realizoi koshin e fitores në momentin që ra sinjali për fundin e takimit, duke shënuar 42 pikë. Pëson disfatë edhe skuadra tjetër nga Los Anxhelosi. Lejekersi u mund nga Memfisi me rezultat 107-99. Fiton edhe skuadra e Çikagos, që mundi 112-92 nënkampionët e Klivlendit. Fitore të lehtë korri shënon Bostoni, që mundi 119-103 Sharlotin, që është suksesi i 19-të sezonal për Selltikun. Humbet Oklahoma, që u mund 114-112 nga Minesota. Miami, falë 25 pikëve të Xhonsoni dhe 22 të Uinslou mposhti 115-91 Orlando, ndërsa Portland mposhti 121-118 Dallasin, ndeshje ku u dallua Lillard me 33 pikë.