Kancelarja Merkel sot në Shkup për të inkurajuar suksesin e referendumit

Angela Merkel, German Chancellor and leader of the conservative Christian Democratic Union (CDU) party waves following the start of the CDU’s election rally for Germany’s general election in Dortmund, Germany August 12, 2017. REUTERS/Wolfgang Rattay

Kancelarja gjermane, Angela Merkel qëndron të shtunën të Maqedoni. Vizita e kancelares Merkel vlerësohet si historike, për shkak të momentit në cilin ndodhet vendi.

Maqedonia më 30 shtator voton në referendum për Marrëveshjen me Greqinë, nga e cila edhe varet integrimi në NATO dhe Bashkimin Evropian. Suksesi i referendumit hap rrugën për anëtarësimin në Aleancë nga e cila edhe ka marrë ftesën ndërsa që të nisë edhe bisedimet për anëtarësimin në BE.

Gjatë takimeve të kancelares gjermane me drejtuesit e institucioneve në Shkup, pikërisht rëndësia e suksesit të referendumit do të dominojë agjendën e bisedimeve.

ImageKancelarja Merkel në shkurt të këtij viti kishte pritur në Berlin, kryeministrin maqedonas Zaev
Kancelarja gjerman është takuar disa me kryeministrin Zoran Zaev, në kuadër të disa tubimeve ndërkombëtare.

Në shkurt, kryeministri Zaev është pritur nga Berlin nga zonja Merkel e cila ka inkurajuar dy palët, maqedonase dhe greke që të gjejnë kompromis për emrin. Zaev dhe Merkel janë takuar edhe në kuadër të samitit të NATO-së kur edhe Aleanca i dha ftesën për anëtarësim në NATO.

Angela Merkel është kancelarja e parë gjermane që viziton Maqedonisë, pas vizitës së shkurtër të kancelarit, Gerhard Shreder në vitin 1999 për shkak të krizës në Kosovë.

Komentet

komentet