Kandidatët maqedonas për president në Maqedoni të Veriut i marrin “me të mirë” shqiptarët

Dy kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut që kaluan në balotazhin që do të mbahet më 5 maj në tubimet me elektoratin janë përqendruar edhe në votat e shqiptarëve të cilat besohet se janë vendimtare duke marrë parasysh rezultatet thuajse të barabarta por edhe rreth 80 mijë votat që mori në raundin e parë kandidati shqiptar Blerim Reka.

Në tubimet me elektoratin por edhe në paraqitje të ndryshme para mediave për herë të parë kandidatja e opozitës Gordana Siljanovska- Davkova si dhe partia që e ka nominuar VMRO DPMNE-ja kanë ndryshuar retorikën nga ciklet e kaluara zgjedhore duke ftuar shqiptarët që të votojnë për të në raundin e dytë më 5 maj.

Siljanovska ndërkohë i ka quajtur të palogjikshme dhe tendencioze deklaratat e zyrtarëve të LSDM-se se ajo është albanof.obe dhe se nuk duhet të llogarisë në votat e shqiptarëve.

“Mund të dëgjojmë deklarata tragjiko.mike se gjoja unë kam qenë albanof.obe. Kjo është jashtë logjikës së shëndoshë dhe jo vetëm nga realiteti. Albanofo.bia është sjellje jonjerëzore. Unë asnjëherë nuk kam bërë diçka të tillë në jetën time. Që nga fëmijëria jam shoqëruar me shqiptarë dhe mund të numëroj shumë shembuj të bashkëjetesës. Nga ta kam mësuar se çfarë është Besa fjalë e dhënë e shumë gjera tjera të mira” ka deklaruar Siljanovska.

Ajo ka theksuar se në fjalimet e saj në tubimet me elektoratin asnjëherë nuk ka përçuar urr.ejtje mes bashkësive përkundrazi u është drejtuar të gjithë qytetarëve ashtu siç do t’u drejtohet deri në fund të fushatës zgjedhore.