KANDIDATI PRESIDENCIAL: Ahmeti i përgjigjet LSDM-së

Shumë herë e kam ngrit çështjen se shqiptarët nuk kanë nevojë për më shumë se dy parti. Tre parti politike i dobësojnë shqiptarët, ka thënë në debatin në “Argument” lideri i BDI-së Ali Ahmeti, duke e lidhur me faktin se kjo ndikon madje edhe mbi temën rreth kandidatit konsensual për president.

“Jemi përpjekur të mos bëjmë politika emocionale. E kam ngrit këtë temë që me Branko Cërvenkovskin dhe tani ajo hyn në garë për president. Pra, para pesë vitesh pavarësisht që isha në koalicion me Nikolla Gruevskn dhe e kam shtruar si temë dhe i kam thënë të dakordohemi për një figurë që mund të në afrojë. Asokohe i kam propozuar Vllado Popovskin, një njeri që mund të dalë në fushatë edhe te shqiptarët, të flet për padrejtësitë që u janë bërë shqiptarëve etj. Ata  nuk e parapëlqenin atë, kam biseduar edhe me Zoran Zaevin pastaj… Nuk hoqëm dorë nga parimi dhe qëndrojmë në këtë parim. Nuk mund të përkrahim një kandidat që votohet në Kongresin e LSDM-së…Është bërë një analizë e thellë dhe vendosëm që të dalim me kandidat tonin. BDI do e thirr mbledhjen e radhës dhe të dakordohemi për kandidat të pranueshëm”, ka thënë Ahmeti.