Kanë filluar procedurat, Abramovich i gatshëm ta shesë Chelsean

Roman Abramovich si duket është lodhur duke investuar në futboll.

Pronari i klubit anglez Chelsea, është në krye të londinezëve që nga viti 2003 ku ka arritur ta bëjë skuadrën bardh e kaltër ndër emrat më të respektuar në botën e futbollit.

Me Chelsean, Abramovich ka arritur të fitojë gjithçka në Angli por edhe në Evropë duke marrë Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Por duket se rusi është lodhur duke investuar në klub dhe ka vendosur ta shesë atë.

Sipas medieve angleze, Abramovich ka kontaktuar me bankën amerikane Rain Group, për ta vlerësuar klubin e tij.

Chelsea aktualisht vlerësohet dy miliard funte dhe rusi tani po kërkon një blerës serioz.

15 vite më parë, Abramovich kishte blerë Chelsean për një çmim shumë herë më të lirë pasi pagoi vetëm 140 milionë funte.

Mbetet të shihet se çfarë investitor do të afrohen tek ish-kampioni i Anglisë.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, pronarët e Liverpoolit kishin refuzuar ta shisnin klubin për dy miliard funte.

Komentet

komentet