Kanë nisur përgatitjet për regjistrimin e popullsisë në Maqedoni

Pas votimit të Ligjit për gjuhët në Maqedoni shumë shpesh qytetarë maqedonas kanë kërkuar që të bëhet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni, që sipas tyre ”të numërohemi dhe të shohim se sa shqiptarë do të ketë dhe sa të drejta do të ju duhen.”

Për këtë temë ka folur Frosina Tashevska Remenski, deputete e LSDM-së dhe ish-ministre për Punë dhe Politikë Sociale, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Sipas informacioneve që i kam, kanë nisur përgatitjet për regjistrimin e popullsisë në Maqedoni. Kjo sipas meje nuk do të ndikojë në të drejtën e popujve në vend” tha Remenski në Click Plus në TV21.

Nga ana tjetër për regjistrimin e popullsisë në Maqedoni ka folur edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev nëpër daljet e tij në publik.