Kapen 45 kg dr0gë në kufirin Maqedoni – Greqi, ja kush po e transportonte?

Në një automjet me targa nga Shqipëria në kalimin kufitar “Bogorodica” Drejtoria e Doganave dje zbuloi dhe k0nfiskoi rreth 45 kilogramë dr0gë. Shoferi dhe bashkudhëtarja e tij, shtetas të Republikës së Shqipërisë kanë marrë kallëzim p.enal për prodhimin dhe shitjen e 34,6 kilogramë ma.rihuanë dhe 9,8 kilogram hasshash.

Siç informuan sot në pres konferencë nga Drejtoria e Doganave, dje në orën 12:30 në kalimin kufitar “Bogorodica” në dalje nga Maqedonia në një automjet me targa nga Shqipëria i drejtuar nga O.L dhe bashkudhëtari A.J. nga Shqipëria, doganierët gjatë kontrollit në dyshemenë e automjetit kanë gjetur 49 paketime me mat.erie të gjelbër të mbështjellë në një shirit të zi.

Shefja e shërbimit për luftë kundër kontrabandimit Liljana Zhivkoviç-Davitkova qartësoi se dr0ga e gjetur ishte e destinuar për tregun në Greqi dhe Turqi, ndërsa me prejardhje nga Shqipëria.