Kapet 10.3 mln euro kokainë, ishte planifikuar të vinte në Shqipëri

Kontejnerë që përmbanin kok*ainë me vlerë më shumë se 10 milionë euro janë konfiskuar nga Departamenti i Doganave të dielën në port në Maltë sipas autoriteteve vendase.

Pas sasisë prej 91.2 kg të kapur të dielën më 7 prill dhe asaj prej 24 kg të kapur të martën të dielën (14 prill) pas një operacioni që zgjati disa orë deri në orët e para të ditës së sotme (e hënë, 15 prill) zyrtarët e Departamentit të Doganave zbuluan një tjetër sasi prej 91.25 kg kokainë nga tre kontejnerët në Freeport në Maltë.

Në orët e para të së dielës njësia e monitorimit të kontejnerëve doganor përzgjodhi disa kontejnerë për skanim. Pas skanimeve paraprake, të marra nga Ekipi i Skanimit të Doganave, janë vërejtur parregullsi në tre kontejnerë në njërin prej të cilëve u zbuluan pakot me dr*ogë të fshehura. Një kërkim fizik konfirmoi dyshimet paraprake.

Në kontejnerin e parë u zbuluan 20 pako kokainë me peshë 24 kg me një vlerë prej 2.7 milion euro. Në kontejnerin e dytë ishin 40 pako me kokainë me peshë 48 kg me një vlerë prej 5.4 milion euro. Në kontejnerin e tretë Zyrtarët Doganorë gjetën 16 pako kokainë me peshë 19.25 kg dhe një vlerë prej 2.2 milion euro. Në total 76 pako kokainë me peshë 91.25 kg me një vlerë prej 10.3 milion euro.

Sipas mediave vendase kontejneri i parë dhe i tretë po kalonin përmes Maltës ndërsa vinin nga Amerika e Jugut, në rrugën drejt Durrësit në Shqipëri por nuk është e qartë nëse Durrësi ka qenë destinacion përfundimtar. Ndërsa kontejneri i dytë i cili gjithashtu vinte nga Amerika e Jugut kalonte në portin maltez për të shkuar në Selanik Greqi.

Operacioni ishte rezultat i një bashkëpunimi midis punonjësve të Departamentit të Doganave Policisë dhe Malta Freeport. Çështja u mor në dorë nga Skuadra Anti Drogë e Policisë të cilët po kryejnë hetimet. Prokuroria po udhëheq hetimin e ndihmuar nga një ekip ekspertësh të Policisë.