Kaq të bukur, Adelina Ismailin vështirë ta keni parë ndonjëherë

Adelina Ismaili i është rikthyer skenës pas një pauze të gjatë me këngën e saj të “Tiqja”

Këngëtarja ka një numër të madh të ndjekësve në llogarinë e saj “Instagram” të cilët e përcjellin çdo postim të saj.

Adelina jo shpesh publikon fotografi në rrjete sociale, mirëpo kur publikon ajo shihet se ende është dhe do të mbetet diva shqiptare.

Në një fotografi të publikuar në “Instagram” Adelina shfaqet tejet e bukur se kurrë më parë, ajo është e grimosur nga duart e grimerës Sellma Kasumoviq.

Ndryshe, Adelina së fundi ka sjellur këngën “Tiqja” që ka arritur 3 milionë shikime në kanalin zyrtar YouTube.