Kartëmonedhat e reja, Bezhovska: Ligji i gjuhëve nuk është i qartësuar mirë

Guvernatorja e BPRM-së, Anita Angellovska- Bezhovska në edicionin e sotëm të emisionit “Magazina Ekonomike” në televizionin Alsat ka theksuar se Ligji për përdorimin e gjuhëve, gjegjësisht nenin 8, paragrafi 1 në lidhje me përdorimin e kartëmonedhave dhe monedhave si dhe për pullat postare nuk është i sqaruar mirë, sipas saj neni në fjalë nuk saktëson proporcionin e zbatimit të Ligjit.

“Nuk është edhe aq i saktë neni në fjalë, thotë se duhet të ketë simbole, unë them se edhe tani ka simbole. A do të thotë kjo se duhet të ketë tek të gjithë bankënotat, vetëm te disa, e tërë kjo do të jetë proces që do të zhvillohet në të ardhmen që të kemi pasqyrë më të saktë, cilët janë obligimet që të mund të vazhdojmë me aktivitetet”, theksoi Bezhovska.

Ndryshe, nenin 8 paragrafi 1 në Ligjin e sapo miratuar për përdorimin e gjuhëve thuhet se “Kartëmonedhat dhe monedhat si dhe pullat postare do të përmbajnë simbole që përfaqësojnë trashëgiminë kulturore të qytetarëve që e flasin gjuhën maqedonase dhe shkrimin cirilik dhe gjuhën që e flasin të paktën 20% të qytetarëve dhe shkrimin e saj”.