Kasami shënon gol të bukur ndaj Luzern (Video)

Pajtim Kasami ka shënuar gol të bukur në ndeshjen e sotme të Superligës Zvicerane të skuadrës së tij Sionit ndaj Luzernit. Ishte kjo ndeshje e vlefshme për javën e 16-të. Goli i shënuar nga strugani Kasami (79), me siguri se do të konkurrojë për gol të vitit. Ndryshe ky ishte goli i 5-të i shënuar nga ky sulmues shqiptar në 15 ndeshjet e këtij sezoni. Në fanellën e skuadrës udhëtuese Luzern, për 66 minuta luajti Shkëldim Demhasanaj.