KASAMI: Shteti është në gjendje kritike

BESA e Kasamit ka vlerësuar se shteti është gjendje kritike dhe në pozitë që seriozisht të vazhdojë me procesin e euro -integrimeve, tha Bilall Kasami pas takimit të liderëve që zgjati katër orë.

“Negociatat intensive mes aktorëve politik janë me rëndësi dhe ne do të kontribuojmë që procesi të përfundojë me marrëveshje, KSHZ të formohet dhe referendumi të jetë me sukses i organizuar dhe gjithë qytetarëve t’u jepet liri ta shprehin vullnetin e tyre me qëllim Maqedonia të jenë anëtare e BE-së”, ka thënë Kasami.