Katër pyetjet që rekomandohet t’ia bëni fëmijës tuaj çdo ditë

Sipas hulumtimeve të reja, të rriturit i kanë vetëm 12.5 minuta në ditë në dispozicion për të folur me fëmijët.

Rreth 8.5 minuta të kësaj kohe shpenzohet në akuzime dhe dënime, ndërkaq vetëm 4 minuta thuhet se mbesin për të pasur bisedë miqësore me fëmijën, transmeton Telegrafi.

Me këtë në mendje, padyshim se është ide e mirë ta gjeni një mënyrë për ta shpenzuar në mënyrë më produktive kohën me fëmijët.

Një shkrimtare e quajtur Jamie Harrington ka treguar se ajo ua bën fëmijëve të saj katër pyetje të njëjta çdo ditë.

Ajo thotë se këto pyetje nuk mund të përgjigjen vetëm me “po” ose “jo” dhe se ato u mundësojnë fëmijëve t’i shprehin ndjenjat dhe t’i vlerësojnë opsionet e tyre.

Pra, cilat janë këto pyetje magjike?

1: Si është jeta?
Nëse në fillim fëmija nuk dëshiron të përgjigjet apo thotë diçka si “mirë” apo “çdo gjë është në rregull”, mbani mend se nuk keni nevojë të insistoni për përgjigje më të plotë.

Tregoni fëmijës për ditën tuaj, gjërat që i keni mësuar dhe ato që i keni shijuar. Kjo e bën atë të mësoj nga ju dhe e inkurajon të flet.

2: Si po të shkon me miqtë?
Mund ta pyetni fëmijën për ndonjë shok/shoqe specifike ose mund ta bëni këtë pyetje në përgjithësi.

3: A është duke ndodhur ndonjë gjë “cool”?
Nëse moti është i keq apo fëmija nuk mund të kujtoj diçka të kënaqshme që i ka ndodhur atë ditë, provoni t’ia rritni disponimin. Provoni të shkoni të shihni ndonjë film apo ta luani ndonjë lojë në shtëpi.

4: A ki nevojë për ndihmë për ndonjë gjë?
Shumica prej nesh e kemi të vështirë të kërkojmë ndihmë nga tjerët. Një fëmijë që nuk mësohet të kërkoj ndihmë për gjërat e vogla, po ashtu nuk do të kërkoj ndihmë nga prindërit edhe për situatat më të vështira. Prandaj, mësojeni atë të kërkoj ndihmë nga ju për çdo gjë që i nevojitet.