Katrugalos: Prita qëndrim më koherent nga Evropa për Maqedoninë Veriore

Prita qëndrim më koherent dhe më bujari të Evropës ndaj Maqedonisë Veriore, thotë ministri grek i Punëve të Jashtme Jorgos Katrualos, në një intervistë për gazetën greke “Efimerdia ton sindakton” duke komentuar vendimet e Këshillit të Ministrave të BE-së për vendin tonë, informon korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina.

“Ka rrezik të përgjithshëm për besueshmërinë e BE-së nëse lenë përshtypjen se nuk i përmbush detyrimet e saj ndaj vendeve të tilla si Maqedonia Veriore të cilat i përmbushin plotësisht kërkesat. Për këto arsye, prita një qëndrim më koherent dhe më bujari të Evropës ndaj këtij vendi. Por edhe kështu, rruga për fillimin e negociatave që nga tetori është e hapur”, thotë Katrugalos.

Lidhur me pikëpamjet e opozitës së të dy vendeve, kreu i diplomacisë greke tha se është pozitive ajo që Demokracia e Re e pranon Marrëveshjen e Prespës dhe shton se është e rëndësishme se në konkluzionet e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme është edhe zbatimi i Marrëveshjes.

“Pranimi zyrtar i Marrëveshjes nga kryesia e Demokracisë së Re, pavarësisht mosmarrëveshjeve nga krahut të djathtë ekstrem është qartë pozitive. Por ka një tjetër rezultat më të rëndësishëm: vendim i fundit i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, trup kompetent i zgjerimit të BE, në mënyrë të qartë dhe për herë të parë lidh zbatimin e besueshëm të Marrëveshjes të Prespës me perspektivën integruese të vendit fqinj. Kjo është garanci themelore, Maqedonia Veriore kurrë të mos kthehet në politikat nacionaliste të së kaluarës, edhe pse unë mendoj se kjo nuk është e mundur çfarëdo ndryshim të pushtetit të ketë,” thotë kreu i diplomacisë greke në intervistë. .