Kazinot që u mbyllën në Kosovë dhe Shqipëri do të hapen në Maqedoni!

Autoritetet kosovare kanë nda*luar të gjitha format e basteve për periudhë prej dhjetë vjet pas vr*asjes së dy të punësuarve në një kazino javën e kaluar.

“Nuk do të lejojmë që këto hapësira të jenë arena të kri*mit që marrin jetë njerëzish” ka deklaruar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka propozuar ligj për ndalesë të lojërave të fatit pas dy vr*asjeve ndërsa deputetët e miratuan të enjten e kaluar.

Ligji është futur në fuqi që nga dita e parë e muajit prill.

Mediat shkruajnë se lojërat e fatit janë bërë pro*blem i madh në Kosovë një prej vendeve më të varfra në Evropë ku të papunë janë rreth një e treta e popullatës së aftë për punë.

Industria e lojërave të fatit është rritur shpejtë gjatë dekadës së fundit dhe deri tani aty janë punësuar rreth 4000 persona. Shumicën prej tyre i ka kapluar fri*ka për vendet e tyre të punës pas ndalesës më të re.

Pas Shqipërisë kazinot dëbohen edhe nga Kosova ndërsa tani paralajmërohet se do të hapen kazino të reja në Maqedoni për nevojat e shqiptarëve dhe kosovarëve që do të vijnë të organizuar në Maqedoni që të vazhdojnë të provojnë fatin e tyre këtu.