Kelmendi: O Haradinaj, qytetarët po vdesin nga mungesa e barnave, e ti për përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut i shpenzon 550 mijë euro

Ditë më parë Qeveria e Republikës së Kosovës morri vendim që të i ndaj nga buxheti i Kosovës 550 mijë euro me rastin e përvjetorit të vdekjes së Skënderbeut.
Prej tyre 250 mijë euro në restaurimin e kishës  dhe 250 mijë tjera  për muze dhe veprën e Marin Barletit.

Në situatën ekonomike në të cilën ndodhet Kosova, ky vendim i qeverisë është vendim i turpshëm dhe skandaloz.
Mos të harron qeveria se mbi 50 ish-ushtarë të UÇK-së kanë bërë vetëvrasje përshkak gjendjes së rëndë ekonomike.

Shumë qytetarë  po vdesin nga mungesa e barnave dhe  pamundësia shërimit jashtë vendit.
Në spitalet e Kosovës mungojnë insulinat dhe barnat e esenciale.

Ndërsa qeveria në krye me Ramush Haradinajn pa fije turpi keqpërdorin  paratë e qytetarëve të Kosovës.

Gëzim Kelmendi

Loading...