Kënga e Butës ”Hashish Thaçi”, shembull i “drogave dhe seksizmit” – reagon reperi

Mbrëmë në një nga emisionet vendore u diskutua për ligjin kundër promovimit të drogave dhe seksizmit.

E në atë emision u përmend edhe kënga e reperit, Buta “Hashish Thaçi”, si shembull i keq për shoqërinë tonë.

Për këtë ka reaguar edhe reperi shqiptar i cili thotë se Hip-Hopi është muzikë e rrugës dhe është për atë rrugë.

“E pash pram qe si promo e kti emisioni n’Rubikon e kishi zgjedh kangen tem “Hashish Thaci” si shembull i keq i “Drogav edhe Seksizmit” n’Hip Hop. Vec deshta me i than dy fjale per kete pune. Hip Hopi eshte muzike e rruges edhe eshte per rruge. Subzhanri i Hip Hop-it qe e boj un thirret Lifestyle Rap edhe ka t’boj me senet qe i kaloj une n’jeten tem personale; eshte veq ni ditar muzikor. Per mu aprovoni cfaredush ligji se une as qe du e as qe kom kerku najher muzika jem me dal n’televizor se eshte muzike e rruges jo me ngu me nanen te shpija. Sa i perket drogav edhe seksizmit un nuk e promovoj asnjanen pa marr parasysh qysh muni ose doni me interpretu ju. E nese ka met te ju mu gjyku a jom artist a jo veq pse s’knoj “tEmA sOcIAlE” ather une sot e la muziken. Artist eshte dikush qe reflekton kohen e vet pa marr parasysh a eshte e mire a e keqe. Edhe mos harroni qe t’njejtat ligje qe muni me i perdor me cenzuru dikon, mujne me u perdor me ju cenzuru juve”, ka shkruar reperi.

Përveç tij, një debat i tillë ishte edhe mes Taynës dhe deputetit, Haxhi Avdyli pasi ky i fundit ka propozuar në Komisionin për Shëndetësi që të ndalohet promovimi i këngëve ku përmendet droga.