Kerim merret në pyetje nga PSP-ja për “MPM”-në 

Sërgjan Kerim dhe Jana Stanisavljeva merren në pyetje në Prokurorinë Speciale Publike. Ish-njerëzit e parë të kompanisë Media Print Maqedoni, që i kishte në pronësi gazetat tashmë të shuara Dnevnik, Vest dhe Utrinski, u ftuan në PSP. Ata dhanë deklarata rreth shpërbërjes së firmës. PSP zyrtarisht nuk jep detaje rreth rastit, por sipas disa mediave, të dy dyshohen për falsifikim dhe shpërdorim të detyrës zyrtare. PSP këtë rast e mori përsipër pasi kishte konstatuar se ka juridiksion që rrjedh nga bisedat e përgjuara.

Alsat-M