Kërkohet krijimi i një fondi të veçantë për personat e kthyer nga Siria

Ditë më parë institucionet e Kosovës në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kthyer 110 qytetarë të Kosovës nga Siria.

Këta qytetarë përfshirë gra e fëmijë kanë qëndruar në vatrat e luf.tës.

Zëvendëskryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur dhe Peticione Lirie Kajtazi ka thënë se këtyre personave duhet ofruar çdo gjë që është e nevojshme.

Sipas saj këta qytetarë të Kosovës duhet akomoduar që të mos përfshihen në ndonjë gjë nga e kaluara.

“Në bazë të Ligjit për të kthyerit këtyre personave duhet t’ju ofrojmë çdo gjë që është e nevojshme strehimin apo ndihmë psikologjike. Është nevojshme t’i akomodojmë këta persona në mënyrë që të mos përfshihen në diçka nga e kaluara e tyre që natyrisht është e rëndë” ka thënë ajo.
Kajtazi ka thënë se Institucionet e Kosovës nuk janë duke bërë sa duhet për riintegrimin e këtyre personave.

” Në këtë drejtim institucionet tona nuk janë treguar mjaftueshëm për riintegrimin e këtyre personave kjo për shkak të shumë mungesave. Megjithatë është tejet e nevojshme që të kemi kujdes ndaj tyre në mënyrë që kjo të jetë edhe stimulim për ata që kanë mbetur atje që të kenë mundësi të kthehen” është shprehur ajo.
Ndër të tjera ajo ka theksuar se këta persona duhet ndihmuar që ta harrojnë atë nëpër të cilën kanë kaluar.

“Edhe trajtimet e këtyre personave e kanë koston e vet. Këtu duhet të kemi një qasje më të theksuar një kujdes më të madh në mënyrë që ata t’i rikthehen normalitetit të jetës dhe të harrojnë atë katrahurë që kanë kaluar” ka deklaruar ajo.

Njohësi i çështjeve të sigurisë Avni Islami në një prononcim ka thënë se qytetarëve të rikthyer duhet ndihmuar mjaft shumë që të integrohen.

Sipas tij Kosova në bashkëpunim me SHBA-në kanë bërë gjënë e duhur për rikthimin e tyre.

“Tashmë çështja e të riatdhesuarve të qytetarëve të Republikës së Kosovës në vendin e tyre nuk është më temë e cila duhet të bisedohet dhe të thuhet se duhet apo nuk duhet të riintegrohen. Nuk ka dyshim se këta janë qytetarë të vendit tonë ky është atdheu i tyre dhe mendoj që shteti i Kosovës në bashkëpunim me miqtë tanë ndërkombëtarë amerikanët kanë bërë gjënë e duhur që këta qytetarë të Kosovës të kthehen dhe të rrintegrohen në vendin e tyre” ka thënë ai.

Islami ka theksuar se Institucionet e Kosovës e kanë obligim që t’i riintegrojnë këta persona.

“Këta qytetarë shumica fëmijë e po ashtu edhe gra duhet t’i integrojmë sa më parë në shoqëri. Ky madje është obligim ligjor e moral i Institucioneve të Republikës i shoqërisë civile dhe i të gjithë atyre që kanë mundësi të ndikojnë në risocializimin e tyre. Kjo për shkak se shumica e tyre janë fëmijë dhe nuk duhet të paragjy.kohen që kanë kryer vepra penale për secilin veç e veç. Këtu duhet që drejtësia ta kryej punën e saj” ka deklaruar ai.

Ndër të tjera ai ka theksuar se nëse është e nevojshme duhet hapur edhe një fond i veçantë që këta persona të riintegrohen e që sipas tij shumica e tyre mezi presin që të risocializohen në shoqëri dhe t’i kthehen jetës normale.

“Pavarësisht kostos e cila mund t’i kushtoj Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve që të mirren me risocializimin e tyre duhet ndihmuar këta persona. Nëse është e nevojshme duhet të hapet edhe një fond i veçantë në mënyrë që ato gra ata fëmijë t’i kthehen normalitetit të kthehen në vendin e tyre dhe ta ndiejnë lirinë. Të jemi sa më afër tyre dhe të mos e kujtojmë të kaluarën e tyre që duket mjaft e dhim.bshme” është shprehur Islami.

Ndërsa drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj ditë më parë ka deklaruar se edhe disa qytetarë të Kosovës kanë mbetur në zo.nat e luf.tës në Siri.

Ai ka thënë se në bazë të shënimeve që i posedon në Siri kanë mbetur rreth 30 luf.tëtare 49 gra dhe tetë fëmijë.

/Telegrafi/