Kërkoni “idiot” në Google, e pabesueshme cili personazh del

Me gjasë nuk e keni vënë re ose thjesht nuk u ka rënë ndërmend ta provoni se çfarë del në Google nëse shkruani fjalën “idiot”.

Pavarësisht se Donald Trump deklaron se IQ-ja e tij është një nga më të lartat, përdoruesit e internetit kanë zbuluar se rezultati i parë në Google nëse shkruan “idiot” është pikërisht imazhi i presidentit të SHBA-ve.

Aktualisht Trump është nën shënjestrën e kritikëve pas deklaratës së tij në takimin me Putin se Rusia nuk ka ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016-të, por pse Trump është rezultati i parë për “idiot”?

Me sa duket shumë njerëz nga mbarë bota nuk pajtohen që Trump është një gjeni siç ai e shpall veten dhe kështu sinkronizimi i shumë-përdorur Trump-idiotnë artikuj dhe këngë të ndryshme ka bërë që Google të nxjerrë këtë konkluzion.

Loading...