Këshilli i Evropës zyrtarisht njohu Maqedoninë e Veriut me emrin e ri

Siç njoftojnë nga AIM, Këshilli i Evropës e njohu Maqedoninë e Veriut me emrin e ri.

Në web-faqen e Këshillit të Evropës, ku selinë e ka në Strazburg, vendi tani është me me emrin e ri si Maqedonia e Veriut, sipas renditjes alfabetike në gjuhë angleze të vendeve anëtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Maqedonia e Veriut tani ndodhet mes Holandës dhe Norvegjisë, ndërsa para sa ta ndryshonte emrin ajo kishte referencën e përkohshme IRJM dhe gjendej mes Zvicrës dhe Turqisë.

Ndryshimi i emrit është bërë edhe në faqen e Asamblesë kuvendare të Këshillit të Evropës, delegacioni është i Kuvendit është përfaqësuar si delegacion i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Republika e Maqedonisë së Veriut u anëtarësua në Këshillin e Evropës më 9 nëntor të vitit 1995, si vendi i 38-të.