Këshilli i Sigurisë në OKB pritet të diskutojë krizën në Venezuelë

Këshilli i Sigurisë në Kombet e Bashkuara, pritet të diskutojë për krizën politike në Venezuelë, pasi Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar një seancë emergjente në Nju Jork.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe dhe ministri i Jashtëm i Venezueelës Jorge Arreaya, pritet të marin pjesë në seancë.

Pompeo tha se kërkon nga shtetet tjera ta mbështesin Juan Guaidon, i cili ishte deklaruar president i vendit më 23 janar, kur qytetarët dolën në rrugët e Venezuelas për të kërkuar dorëheqjen e presidentit Nikolas Maduro.

Maduro ka thyer të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Uashingtonin dhe ka urdhëruar stafin diplomatik të SHBA-së të largohet deri më 27 janar.

Në një konferencë për media më 25 janar, Guaido ka kërkuar nga përkrahësit që të mbajnë edhe një protest masive javën e ardhshme.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian si dhe më shumë se gjysma e shteteve latino-amerikane si dhe Shqipëria, kanë shprehur përkrahjen ndaj opozitës. Shtetet e tjera, që përfshijnë, Rusinë, Iranin, Turqinë, Kubën, Bolivinë – kanë mbështetur Maduron.

Maduro kishte fituar mandatin e dytë në zgjedhjet e muajit maj që u konsideruan jodemokratike.

Guaido ka përshkruar situatën në Venezuelë si krizë humanitare./rel/