Kështu dallohen ata që i tradhtojnë partnerët e tyre

Njerëzit që i mashtrojnë partnerët e tyre kanë më shumë gjasa që të jenë më të zhurmshëm gjatë seksit me partnerin e tyre, thuhet sipas një hulumtimi.

Studimi zbuloi se kur është fjala për tradhti, partnerët që tradhtojnë kanë më shumë gjasa që të ‘dëgjohen’ më shumë gjatë seksit.

Gjashtë në dhjetë femra dhe 72% e meshkujve thanë se kanë bërë më shumë zhurmë në shtrat kur kishin tradhtuar.

Rezultatet dolën nga një anketë e 1,000 njerëzve, e kryer nga ueb-faqja IllicitEncounters.com.

Gjetjet zbulojnë gjithashtu se kur është fjala për pabesi, janë gratë ato që e ngritin zërin deri në tavan të dhomës.