Këtë pamje ka “fundi i botës”, publikohen pamjet që të kallin datën

Një laborator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar me qindra video të papara më parë të testeve bërthamore të kryera gjatë Luftës së Ftohtë.

Pamjet, tashmë të deklasifikuara janë publikuar nga Biblioteka Kombëtare “Lawrence Livermore” në Kaliforni dhe shfaqin  qindra shpërthime të fuqishme që janë kryer gjatë viteve 1945-1962 në zona që asokohe janë konsideruar sekrete nga qeveria amerikane.

Ky deklasifikim po konsiderohet si më i madhi për vetë faktin që mbi 250 video të testeve bërthamore janë filmuar dhe publikuar për opinionin.

Gregg Spriggs nga laboratori amerikan thotë:

E dimë se këto pamje tani më janë të panevojshme, dhe nuk kanë ndonjë rëndësi, por kjo nuk do të thotë që nuk ka interes për publikun për të mësuar më shumë rreth asaj kohe.”

Nga 250 videot e publikuara ku shihen duke u kryer testet bërthamore nga viti 1945 deri më 1962, vetëm shtatë tjera kanë mbetur të klasifikuara si sekret shtetëror.

Bombat bërthamore prej 100 kilotonë janë filmuar duke goditur tokën dhe shpërthyer në masë të madhe, që krijojnë flakë në formë të kërpudhës.

Sipas zyrtarëve të laboratorit, testet e shfaqura në video janë kryer kryesisht në Oqeanin Paqësor apo në shkretëtirat e Nevadës.