Këto ishin fjalët e presidentes kroate pas fitores ndaj Rusisë |FOTO

Pas fitores së madhe kundër Rusisë dhe prekjes së gjysmëfinales të Botërorit, presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitarovic e cila ishte e pranishme në stadium, i ka uruar futbollistët dhe popullin kroat.

“BRAAAAAAAVVVVOOOOOOO VAAAAAATREEEEEEENIIIII!!!! (të zjarriti)”, ka shkruar ajo në facebook.

“Krenar me kombin tonë, puthe stemën në fanellën tuaj, në Adriatik dhe në Savë, në Danub dhe Dravë, le të festohet tërë natën”, ka shkruar më pas ajo.

Kroacia në gjysmëfinale do të përballet me Anglinë.

Loading...