Këto janë ministrat dhe drejtorët që do të “fluturojnë” nga Qeveria?!

(AP Photo/Boris Grdanoski)

Ministri i financave, Dragan Tevdovski, ministri i Kulturës Robert Allagjozovski, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska dhe ministri pa resor Robert Popovski janë emrat e ministrave nga radhët e LSDM që pritet të ndërrohen me rikonstruimin e Qeverisë, shkruan portali Plusinfo.

Ndërsa sipas këtij portali, pas dorëheqjes së ministrit të deritanishëm të drejtësisë, Bilen Saliji në radhë është ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, për të cilin gjithashtu thuhet se do të dorëhiqet, transmeton INA.

Deri tani nuk bëhet e ditur se a do të ngelë RDK me resorin e Ministrisë së Pushtetit Lokal.

Ndërsa përve[ ministrave në listën e të lëkundurve është Dragan Minovski drejtor i ELEM, Gjoko Tanaskoski – drejtor i Doganave, Zoran Kitakov në ndërmarrjen “Rrugë shtetërore” dhe Zoran Gjorgjiev drejtor në “Pyjet e Maqedonisë”. Ministrja e Arsimit, Renata Deskoska pritet të kalojë si ministre në Drejtësi nëse do të ketë ndryshim të resorëve me BDI, ose Arsimi do ti takojë Lëvizjes BESA. (INA)