“Kiki Challenge”: Jo vetëm femrat e bukura, ja çfarë bëjnë dy fermerë në mes të baltës në Indi (Video)

 Sfida virale “Kiki Challenge” që vjen nga kënga e reperit të njohur Drake ka prekur mbarë botën. Ajo është një sfidë ku teksa dëgjohet refreni i këngës së Drake, një person që është pasagjer në makinë duhet të zbresë nga aty, e të bëjë një koreografi jashtë makinës.

Por sigurisht, si çdo gjë që bëhet virale ajo është argëtuese, por mund të kthehet e gjitha mbrapsht, pasi kanë qenë jo të pakta rastet kur këto video kanë përfunduar me pasoja fatale.

“Kiki Challenge”,  ka shkuar deri në Indi dhe në videon më poshtme shohim dy djem që duke mbjell oriz  kërcejnë nën ritmet e Drake shkruan “Nytimes”.