Kim Kardashian po studion nga 18 orë në javë për t’u bërë avokate

Kim Kardashian ka zbuluar në një intervistë të publikuar të mërkurën se ajo po mëson nga 18 orë në javë për t’u bërë avokate jo më larg se në vitin 2022.

Ylli televiziv foli për planet e saj në një intervistë për Vogue, që e shfaq atë në kopertinën e muajit maj.

Kardashian Ëest ende kalon kohën e saj duke xhiruar serialin e shumë shikuar, “Keeping up ëith the Kardashians”, duke punuar në bizneset e saj të bukurisë, e dukeu kujdesur për familjen – por së fundmi ajo ka punuar edhe si praktikante në një firmë ligjore në San Francisco.

“Leximi më rrëmben. Është aq konsumues i mirë i kohës. Konceptet i mësoj për dy sekonda”, u shpreh ajo.

Kardashian zbuloi se ajo ishte gjithmonë e interesuar për kriminalistikën, pasi këtë e ka edhe rrjedhojë nga familja.

Kardashian nuk e ka një diplomë të fakultetit Juridik, por në Kaliforni një person mund të bëhet avokat nëse e kalon provimin e jurisprudencës pas një praktike katërvjeçare me një avokat apo gjykatës.

Ndërkaq, provimi i jurisprudencës në Kaliforni është shumë i vështirë, pasi që vetëm 41 për qind e atyre që i nënshtrohen janë në gjendje ta kalojnë.

Për këtë, Kim thotë se studion nga 18 orë në javë dhe shkon në praktikë, për t’u bërë avokate jo më larg se deri në vitin 2022.