Kiracovski: Kishim zgjedhje demokratike, presim fitore të Pendarovskit

Shefi i shtabit zgjedhor të LSDM-së, Aleksandar Kiracovski ka deklaruar se dita zgjedhore ka kaluar në një atmosferë të qetë dhe demokratike, raporton SHENJA.

“Kemi pasur rreth të pastër, kemi pasur zgjedhje skandinavike, ashtu siç i ka hije një vendi që pretendon të jetë pjesë e BE-së. Qytetarët votuan në mënyrë demokratike duke treguar përgjegjësi para shtetit”, tha Kiracoski.

Ai tha se zgjedhjet ishin të qeta dhe demokratike. Presim që fitues të jetë Stevo Pendarovski tha Kiracovski.