Kjo është 23 vjeçarja kosovare që u arrestua mbrëmë me grupin kriminal nga Mali i Zi

Gjatë natës së kaluar, Policia e Kosovës, respektivisht Njësitë Speciale kanë bërë arrestimin e katër personave të dyshuar për vrasje të kryera jashtë vendit.

Në mesin e të arrestuarve ishte edhe një femër, kosovare. Indeksonline ka raportuar mbrëmë për të arrestuarit, dy prej të cilëve ishin nga Mali i Zi, një nga Serbia dhe një femër nga Kosova.

Të njëjtit dyshohen për vrasje dhe kërkoheshin nga Interpoli.

Përgjatë arrestimit të tyre në një prej ndërtesave në lagjen ‘Kalabria’ në Prishtinë, Policia e Kosovës arriti të bëjë edhe konfiskimin e armëve, municionit dhe narkotikëve.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se vajza e cila është arrestuar, Laureta Zyba, është një femër e cila ishte valltare në disa klube të natës në Kosovë.

E njëjta dyshohet se ka bashkëpunuar me rrjetin kriminal përgjatë kohës sa ata qëndronin në Kosovë.

Më poshtë keni edhe disa fotografi të dyshuarës.

 

Loading...