Kjo është Hikmete Ahmetaj që i bënë dasmat madhështore me zërin e saj

Tashmë të gjithë e njohin këngëtaren Hikmeta Ahmetaj, e cila këndon prej shumë vitesh, ndonëse nuk ka zhvilluar karrierë me këngë të shoqëruara me videoklipe. Përkundër kësaj, Ahmetaj ia ka dalë që te njihet, të dëgjohet e të kërkohet në dasma e ahengje.

Dhe, jo rastësisht këngëtarja nga Gjakova ka një agjendë shumë të ngjeshur. Hikmete Ahmetaj gjatë gjithë kësaj vere ka qenë vetëm duke kënduar e bërë atmotmosferë në ahengjet e shumë familjeve, që e zgjedhen atë për t’iu berë më madhështore gëzimet e tyre.

Hikmete Ahmetaj, është specialiste e muzikës live dhe këtë e dëshmon edhe kjo video e dalë nga një prej dasmave ku ka kënduar së fundi.