Kjo është kënga në të cilën Loredana tregoi historinë e cila u bë publike sot?!

“Sonnenbrille” është kënga të cilën Loredana Zefi e lansoi në qershor të vitit 2018, ku ende pa e nxjerrë në treg bëri bujë gjithandej ku komentet pozitive ishin të shumta nga publiku shkruan GazetaBlic.

Por “Sonnenbrille” e cila tashmë numëron mbi 45 milionë shikime në Youtube fsheh pas vetes historinë në të cilën është përfshirë këngëtarja me çiftin zviceran ku dyshohet se Zefi ka arritur të marrë nga ta afro 700 mijë franga, duke u paraqitur si avokate teksa ka përdorur identitet të rremë Anna Landmann.

E në fakt, po një pjesë e tekstit të kësaj kënge përputhet me atë që ka ndodhur, ë saktë që çifti zviceran kanë treguar në polici.

“Syzet e diellit mbrojnë identitetin tim. Duart plot me para nuk mund të përgjigjem në telefon Jeta ime shumë e shthurur nuk mund ta shoh fundin” thotë një pjesë e këngës “Sonnenbrille”./GazetaBlic