Kjo foto e bëri botën të qajë dhe ka një tregim të pikëllueshëm

Julie Apicella ka publikuar një fotografi e cila i ka tronditur mijëra njerëz.

Në njërën anë është fotografia e vitit 2015, në të cilën vajza e saj Emily pozon në fotografi, ditën e parë të shkollës. Në anën e dytë gjendet fotografia e vitit 2016, e bërë nga i njëjti kënd, por në vendin në të cilin pozonte Emily është zbrazët.

Emily Rush ka vdekur nga kanceri në veshka, ndërsa e ëma e saj me këtë publikim emocional ka dashur ta ngritë vetëdijen për simpomat e kancerit te fëmijët, në mënyrë që kjo sëmundje vdekjeprurëse të marrë sa më pak jetë.
“Është koha për fotografim shkollor”, ka thënë ajo, duke shtruar pyetjen e dhimshme – “paramendojeni skur kjo është fëmija juaj”.

Fotografia pa Emilyn, e thotë shumëkush, është më e dhimshmja të cilën e kanë parë ndonjëherë në rrjetet shoqërore