Kjo nuk pritej nga Ermali: Bën komentin racist që nuk do duhej askush ta bënte

Ermal Fejzullahu konsiderohet si një prej këngëtarëve më të dashur për publikun, por kësajsradhe ai ka bërë një koment, që nuk duhej ta bënte.

Ka qene menaxhdri i Ledri Vulës, Faton Shoshi ai i cili ka publikuar një fotografi me këshilltarin dhe ndihmësin personal të presidentit të Gambias, ku ka shkruar se gjëra të mira do vijnë shumë shpejt në Gambia, shkruan Gazeta Blic.

Mirëpo ka qenë komenti i këngëtarit Ermal Fejzullahu ai i cili ka shkaktuar reagime tek njerëzit.
“Thuaj le te kesh pak se s’po shihet çka është”, ka qenë komenti racist i Ermalit, e nga reagimet e shumta edhe menaxheri Shoshi është detyruar t’i bllokojë komentet në fotografinë e publikuar.