Kjo vajzë i hante thonjtë aq shumë sa i’a shkaktoi vetes kancerin!

Një gruaje u desh t’i amputohej gishti pasi zhvilloi një formë të rrallë të kancerit të lëkurës që u shkaktua nga ngrënia e thonjve.20-vjeçarja Courtney Whithorn thotë se i shkaktoi tra.umë të madhe gishtit të saj duke ia ngrënë thoin komplet dhe duke shkaktuar kështu një melanomë akrale.Courtney që është nga New Aycliffe Angli tha se filloi ngrënien e thonjve pas disa nga.cmimeve në shkollë por që një ditë ajo e hëngri komplet thoin e gishtit.

Thoi u bë i zi por Courtney tha se kishte shumë turp t’i tregonte miqve dhe familjes për këtë. Ajo shkoi te një mjek i cili ia dha asaj lajmin tronditës se ajo kishte kancer dhe se duhej t’i nënshtrohej një ope.racioni.Megjithatë pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar gishtin mjekët ia hoqën komplet atë javën e kaluar.Courtney tha: “Kur e kuptova se ngrënia e thoit ishte shkaktari i kancerit u tro.ndita. Mendoja me vete si ia bëra këtë vetes s’mund ta besoja”.

Në fillim iu hoq vetëm ‘shtrati i thoit’ por pas disa testeve mjekët i thanë asaj se për këtë lloj kanceri zgjidhja e vetëme është amputimi. Pas amputimit mjekët thanë se ajo nuk kishte më qeliza kancerogjene.