Kombëtarja shqiptare e futbollit “flet” frengjisht

Paraqitja ka shumë rëndësi dhe një veshje e përshtatshme është gjithmonë prezantimi i parë. Kështu, FSHF ka arritur akordin deri në vitin 2020 me shtëpinë e njohur franceze të modës, Le Sutebel Atelier, që vjen në Shqipëri pas një bashkëpunimi dhe eksperience me firmat më të mëdha të modës në botë si Dior dhe Channel. Një bashkëpunim ky që vjen në prag të fazës kualifikuese për Euro 2020 dhe kostumet për lojtarët, trajnerët dhe drejtuesit e FSHF do të pasqyrojnë vlerat dhe stilin shqiptar.

Jemi të nderuar që jemi përzgjedhur për të veshur me kostume të personalizuara Kombëtaren shqiptare, kjo për faktin se Kombëtarja është simboli i çdo shqiptari në të gjithë botën”, është shprehur z. Mendes Dias, administratori i Le Sutebel.