Komisioni Evropian: U shpagua puna e madhe e Kosovës për liberalizimin e vizave

Komisioni Evropian e ka uruar Kosovën për përmbushjen e të gjitha kritereve për liberalizimin e vizave.

Faqja e zyrtare e Komisionit Evropian në Twitter duke uruar Kosovën për rekomandimin pozitiv, ka shkruar se kësaj të fundit i janë shpaguar përpjekjet dhe puna e madhe për përmbushjen e kritereve për liberalizmin e vizave.

“Përpjekjet e Kosovës dhe puna e madhe për liberalizmin janë shpaguar. Sot mund të konfirmojmë që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara. Ne tani e inkurajojmë Këshillin e Evropës dhe Parlamentin Evropian që pas propozimit tonë, kjo punë të ecë përpara”, shkruan faqja zyrtare e Komisionit Evropian.