Kompania vendore akuzon KEDS’in se qëllimisht po i lë pa rrymë

Me qëllim të eliminimit të problemeve me tension të energjisë elektrike, Lumnije Bajra, menaxhere e një fabrike të ujit në Kamenicë, ka investuar 60 mijë euro në panele solare.

Me anë të tyre, arrin ta sigurojë 60 për qind të nevojës për energji, afër 60 kilovatë në orë, raporton KTV.

Por, me të nisur vendosja e tyre, thonë se KEDS-i ka nisur ndaljen e energjisë elektrike, përmes së cilës përmbush 40 për qind të nevojës.

Lumnije Bajra, menaxhere në kompaninë “Kika”, tregon se gjatë takimeve me zyrtarë të KEDS-it, u është kërkuar investim në rrjet dhe trafo.

Problemet me energji thotë se kanë nisur të shkaktojnë pasoja në prodhim.

Për këtë arsye, kanë kërkuar edhe mbështetjen e Komunës së Kamenicës dhe Ministrisë së Tregtisë, por që nuk kanë gjetur përkrahje.

Kohavisioni ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga KEDS-i, por ata nuk janë deklaruar.

Loading...