KOMUNA FILLON FUSHATËN “NE PROBLEMI – NE ZGJIDHJA” (VIDEO)

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi e shoqëruar nga drejtori i Ndërmarrje Publike komunale në Tetovë Xhelal Ceka, kanë promovuar sot këndet e gjelbra para pallateve në rrugën e ilindenit.

Arifi me këtë rast ka porositur banorët që të kujdesen për këto asete, ndërsa ka kërkuar nga qytetarët dhe donator të ndryshëm që, edhe ata të kontribuojnë me mjete të ndryshme për zbukurimin e parqeve. Arifi paralajmëroi se aktivitete të këtilla do të ketë edhe në të ardhmen.

Arifi gjatë këtij aktiviteti ka porositur qytetarët që në rast të verëjtjes së ndonjë sjellje jo të mirë nda të mirave të përgjithshme, të njëjtat t`i paraqesin në uebfaqet e ngritura enkas për këtë punë, ndërsa paralajmëroi aktivitete të shtuara të inspektoratit.

Ulëset në parkun e promovuar sot, ishin donacin i një kompanie private, ndërsa me mjetet vetanake, ndërmarrja publike ka rregulluar gjelbërimin dhe parqet apo siç i quajnë nga komuna, xhepat e vegjël para pallateve.